Aktualitet

99 raste të reja dhe 3 viktima nga COVID-19. Humb jetën 44-vjeçarja nga Tirana, pa sëmundje shoqëruese

Përditësimi i fundit: 16/07/2020 - 10:38
Text size Aa Aa

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 425 testime nga të cilat 99 raste pozitive me COVID-19. Tre persona kanë humbur jetën, mes të cilëve një 44-vjeçare pa sëmundje shoqëruese...

“Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, përveç obezitetit.

Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.

Në 24 orët e fundit është shtuar numri i pacientëve që kanë nevojë për trajtim spitalor. Me hapjen e COVID-2, aktualisht në dy spitalet COVID, në spitalin Infektiv dhe spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 102 pacientë, 11 pacientë janë në terapi intensive dhe 3 prej tyre janë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID-19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Përrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (16 Korrik 2020)

Testime totale          34175

Raste pozitive          3851

Raste të shëruara    2137

Raste Aktive           1610

Humbje jete             104 (Qarku Tiranë 54, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 3, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         734

Durrës         209

Shkodër      199

Vlorë          104

Lezhë         86

Kukës         55

Korçë          50

Elbasan      46

Fier             42

Berat          40

Dibër           24

Gjirokastër  21

Tregime të lidhura