Aktualitet

Gjashtë të vdekur dhe 67 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 25/07/2020 - 16:19
Text size Aa Aa

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit për përhapjen e pandemisë globale të Covid-19 në Shqipëri. Sipas saj, në 24 orë janë kryer 304 testime, prej të cilave 67 kanë rezultuar pozitivë. Po ashtu gjatë orëve të fundit 6 qytetarë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin total të viktimave në 134.

Specialistja e Instituti i Shëndetit Publik, Genta Qirjako bëri të ditur se në dy spitalet COVID po trajtohen 115 persona, 21 prej tyre në terapi intensive dhe 9 të tjerë të intubuar.

Listës së të shëruarve i janë shtuar 29 qytetarë, ndërkohë autoritetet ftuan qytetarët të tregojnë kujdes, të respektojnë masat dhe të ruajnë distancën fizike.

Statistika totale për COVID-19: 

Testime totale                  38179

Raste pozitive                    4637

Raste të shëruara              2637

Raste Aktive                       1866

Humbje jete                          134 (Qarku Tiranë 70, Shkodër 20, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1,)

Shpërndarja gjeografike e rasteve  në 12 qarqet e vendit: 

Tiranë                  992

Durrës                 213

Shkodër              195

Vlorë                     97

Lezhë                   83

Korçë                   65

Fier                      58

Elbasan               51

Kukës                  42

Berat                   31

Dibër                   20

Gjirokastër          19

Shqipëria vijon të mbetet vendi që kryen më pak teste në rajon me një statistikë prej 12,000 testesh për çdo 1 milion banorë, 8 herë më  pak se Serbia dhe 4 herë më pak se Maqedonia e Veriut. Kjo e shtunë është dita me më shumë vdekje që nga fillimi i pandemisë. Në dy ditët e fundit janë regjistruar 171 të prekur me COVID-19, ndërsa 11 qytetarë kanë humbur jetën.