Aktualitet

117 raste të reja dhe 6 të vdekur nga COVID-19. Gjysma e viktimave, pa sëmundje shoqëruese

Përditësimi i fundit: 27/07/2020 - 16:06
Text size Aa Aa

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 500 nga të cilat kanë rezultuar pozitive 117 raste. Ndërkohë, 6 persona kanë humbur jetën në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’.

“Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin COVID-2 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë: Një 49 vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pa sëmundje të tjera. Si dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, nga Tirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 63 raste në Tiranë, 10 në Durrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje, nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast në Shkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër, Himarë, Klos, Shijak.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimi i epidemisë”, bën me dije Ministria e Shëndetësisë.

COVID-19 – Statistika (27 Korrik 2020)

Testime totale                  39183

Raste pozitive                    4880

Raste të shëruara              2745

Raste Aktive                       1991

Humbje jete                        144 (Qarku Tiranë 76, Shkodër 22, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                   1082

Durrës                   230

Shkodër               198

Vlorë                     100

Lezhë                    83

Fier                        72

Korçë                     67

Elbasan                 48

Kukës                    44

Berat                     29

Gjirokastër            21

Dibër                    17

Tregime të lidhura