Aktualitet

Izolimi i Shullazit, avokati: Përzgjedhja selektive, të hënën ankimojmë vendimin

Përditësimi i fundit: 01/08/2020 - 20:04
Text size Aa Aa

Vendimi për transferimin e Emiljano Shullazit dhe 4 anëtarëve të grupit të tij në regjimin e posaçëm 41 bis do të ankimohet ditën e hënë. Kështu ka bërë me dije avokati i Shullazit, Vladimir Meçi, i cili e ka quajtur përzgjedhje selektive dhe show të SPAK për të mbuluar dështimet, dërgimin e klientit të tij në regjimin e posaçëm.

Për avokatin, nuk ka asnjë të dhënë konkrete për aktivitetin e kundërligjshëm që pretendon Ministria e Drejtësisë.

Sipas ligjit, Shullazi dhe anëtarët e grupit të tij, që akuzohen për gjobë-vënie dhe shkatërrim prone nga prokuroria, do të qëndrojnë një vit në këtë regjim dhe kontaktet e tyre me persona të tjerë jashtë burgut do të reduktohen. Ky vendim është marrë nga institucionet e drejtësisë, por pavarësisht kësaj, ai mund të apelohet në gjykatë.

Sipas ministres së drejtësisë Etilda Gjonaj, Emiljano Shullazi dhe katër anëtarë të grupit të tij kanë kanë vijuar aktivitetin kriminal edhe gjatë kohës që kanë qenë në qelitë e zakonshme të burgut 313, por pa dhënë detaje konkrete.