Aktualitet

Izolohet Emiljano Shullazi, transferohet së bashku me grupin e tij në regjim të posaçëm

Përditësimi i fundit: 01/08/2020 - 11:51
Text size Aa Aa

Emiljano Shullazin dhe 4 anëtarët e grupit të tij, të cilët akuzohen për gjobevënie dhe shkatërrim prone nga prokuroria, janë transferuar nga qelitë e zakonshme të 313-ës, në ato të regjimit të veçantë, njohur ndryshe edhe si “41 bis”.

Transferimi është bërë pa probleme. Sipas ligjit për një vit ata do të qëndrojnë në këtë regjim dhe kontaktet e tyre me persona të tjerë jashtë burgut do të kufizohen.

Ky vendim është marrë nga institucionet e drejtësisë, po pavarësish kësaj, ky është i apelueshëm në gjykatë.

Sipas ministres se Drejtësisë Etilda Gjonaj, Emiljano Shullazi dhe 4 anëtar të grupit të tij: Blerim Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Zela dhe Endrit Qyqja, kanë vijuar aktivitetin kriminal edhe gjatë kohës që kanë qenë nën qelitë e zakonshme të burgut 313, por pa dhënë detaje konkrete.

 

Lexoni gjithashtu:

Nis “41 bis” në burgje, izolohen 7 personat e parë, mes tyre dhe Emiljano Shullazi

Shtyhet gjyqi për Emiliano Shullazin, KLGJ-ja i drejtohet Kuvendit

Dosja “Shullazi”, KLGJ për gjyqtarët e çështjes: Nuk përmbushin kushtin e sigurisë, pritet një vendim konkret

Kushtetuesja nuk pranon padinë e Emiljano Shullazit, lë në fuqi vendimet e mëparshme

Tregime të lidhura