Aktualitet

Rektorët e rinj, vetëm dy nga 12 universitete do drejtohen nga gratë

Përditësimi i fundit: 01/08/2020 - 15:59
Text size Aa Aa

30 korriku shënoi ditën e zgjedhjeve në 12 universitetet publike të vendit, ku studentë dhe pedagogë votuan për drejtuesit e universitetit, përgjegjësit e departamenteve dhe senatet akademike.

Zgjedhjet në Universitet ishin të parat që u mbajtën në Shqipëri në kushte pandemie, në të cilat votuesit kishin si detyrim mbajtjen e maskës.

Pas mbledhjes së votave u vu re se sërish pjesa më e madhe e Universiteteve do të drejtohen nga rektorë, ndërsa vetëm dy prej tyre do të jenë nën drejtimin e rektoreve (gra).

Kseanela Sotirofski është zgjedhur rektore e universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës kurse në Universitetin e Shkodrës ka fituar garën për rektore Suzana Golemi.

Në Universitetin e Tiranës, fitues u shpall Artan Hoxha, kurse Andrea Maliqari u zgjodh rektor në Universitetin Politeknik të Tiranës. Në Universitetin e Mjekësisë, u rizgjodh rektor Arben Gjata kurse Fatbardh Sallaku u zgjodh rektor i Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Fituesit:

Universiteti i Tiranës - Artan Hoxha

Universiteti Politeknik i Tiranës - Andrea Maliqari

Universiteti i Mjekësisë - Arben Gjata

Universiteti Bujqësor i Tiranës - Fatbardh Sallaku

Universiteti i Sporteve - Agron Kasa

Universiteti i Arteve - Kastriot Çaushi

Universiteti “Aleksandër Moisiu” në Durrës - Kseanela Sotirofski

Universiteti i Elbasanit - Skënder Topi

Universiteti i Shkodrës - Suzana Golemi

Universiteti i Korçës - Dhimitër Bello

Universiteti ‘Eqerem Çabej’ në Gjirokastër - Bektash Mema

Universiteti ‘Ismail Qemali’në Vlorë - Roland Zisi