Aktualitet

Vrasje dhe plagosje, ekstradohen dy shqiptarë nga Londra

Përditësimi i fundit: 01/08/2020 - 19:08
Text size Aa Aa

Dy shtetas shqiptarë, të dënuar për vepra të rënda, janë ekstraduar nga Mbretëria e Bashkuar, drejt vendit tonë.

Uniformat blu kanë bërë të ditur se Interpol Tirana ka ekstraduar nga Londra shtetasit shqiptarë Hektor Mahmutaj, 45 vjeç, dhe Ronaldo Kolndreu, 21 vjeç.

Mahmutaj ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier që e ka dënuar me 25 vjet burgim, për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, në bashkëpunim me “Armëmbajtja pa leje”.

Ndërsa Kolndreu ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 15 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.