Aktualitet

''Nuk na bëhet të kthehemi më në vendlindje'' - Euronews Albania interviston qytetarët e mbetur në kufi

Përditësimi i fundit: 15/08/2020 - 11:41
Text size Aa Aa

Mijëra shqiptarë presin të kalojnë kufirin drejt Greqisë për të katërtën ditë në një radhë kilometrike automjetesh që sa vjen e shtohet. Një pritje e mundimshme në temperatura të larta, të papërballueshme sidomos për të vegjlit dhe të moshuarit.

Radha e automjeteve shtohet, ashtu si edhe ankthi që e gjithë kjo situatë e rëndë të përfundojë dhe të kalojnë kufirin, ndërsa durimi nuk ka më kufi.

“Që të mundohet gjithë ky popull, nuk arrij ta kuptoj, nuk ka përse,” – shprehet një udhëtar.

“Të moshuarit, gratë shtatzënë, fëmijët e vegjël nuk kaloi dikush të thoshte këta njerëz a kanë nevojë, a ka apo jo të sëmurë, absolutisht jo, është vetmja kamerë që po del këtu sot në terren,” – shprehet një udhëtar tjetër.

“Kush do interesohet për ne? Ju lutemi shumë as ujë nuk duam as kruasantët që na kalon ushtria dhe na i jep. Duan te na zgjidhin se kemi mbi 40 orë këtu, që të enjten në mëngjes,” – shprehet një e moshuar.

“Vajtëm, dhe është e treta ditë sot këtu dhe asnjë njeri nuk vë dorë,” – tregon një tjetër udhëtare në pritje për të kaluar kufirin.

Ndonëse u premtua se do të punohej edhe gjatë natës për të përballuar fluksin, kjo nuk ndodhi. Në orën 23:00, dogana greke e mbylli punën, ndërsa mijëra familje shqiptare kaluan edhe një tjetër natë të vështirë.

“Nuk ma bën më zemra të vij më në vendlindjen time, me këto që kam parë që të rrihemi me njëri-tjetrin ne këtu, që jemi të gjithë në një hall. Që ai donte të kalonte më përpara, se nuk e di, gënjeshtra që nuk... jemi rrahur me njëri-tjetrin nuk e di, nuk me bën më zemra të vij më këtu,” – u shpreh një tjetër emigrant.

Në këto kushte u duhet të tregojnë kujdesin më të madh për fëmijët e të moshuarit dhe vetë të sistemohen si të munden, dhe të luten a të shpresojnë se e nesërmja do të jetë ndryshe.

 

Lexoni gjithashtu:

LIVE BLOG | Radhët kilometrike në kufirin me Greqinë, ambulanca aksidenton për vdekje një fëmijë

Radhë kilometrike në pikat kufitare me Greqinë, qytetarët kalojnë natën në pritje për të kaluar

Ministria e Jashtme kujton se pikat doganore me Greqinë do të funksionojnë vetëm ditën

Greqia mbyll pjesërisht Kakavijën dhe Kapshticën, vendos rregulla të reja

Greqia rikthen karantinën për shqiptarët, 7 ditë izolim kush kalon nga Kakavija, mbyllet gjatë natës pika kufitare

Tregime të lidhura