Aktualitet

Ryshfet 6 mijë euro për ndryshim të masës së sigurisë, SPAK zbulon skemën korruptive

Përditësimi i fundit: 09/09/2020 - 15:11
Text size Aa Aa

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë së Tiranës ka goditur një rast korrupsioni në sistemin e drejtësisë.

Sipas SPAK, shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Skënder Demiraj i kanë dhënë shtetases Mimoza Margjeka, me detyrë gjyqtare, aktualisht e komanduar në Gjykatën e Apelit Korçë, nëpërmjet bashkëshortit të saj, Arben Cara, një shumë prej 6.000 eurosh për ndryshimin e masës së sigurisë, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali.

Ky i fundit ishte arrestuar për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Pas ndalimit të këtyre shtetaseve, organet e drejtësisë kanë caktuar edhe masën e sigurisë ndaj tyre.

Bazuar në njoftimin e shpërndarë për mediat nga SPAK-u, bëhet e ditur fakti se shtetasit Nejton Bali, Klaudjo Zhilla dhe Arben Cara janë lënë në burg, ndërsa për gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe avokatin Skënder Demiraj u caktua masa e sigurisë “arrest shtëpie”. Grupi hetimor ndërkohë po vijon punën për dokumentimin e provave të reja për këtë rast.

Detajet i gjeni duke klikuar këtu