Aktualitet

SPAK zbuloi skemën, provat e forta që çuan në pranga gjyqtaren Mimoza Margjeka

Përditësimi i fundit: 10/09/2020 - 16:17
Text size Aa Aa

Detaje të reja dalin në dritë nga dosja e Prokurorisë së Posaçme, e cila çoi në arrestimin e gjyqtares së Apelit të Korçës Mimoza Margjeka.

Pjesa me madhe e provave janë përgjime mes të arrestuarve Netjon Bali, Klaudjo Zhilla avokati Skënder Demiraj dhe Arben Cara, ky i fundit bashkëshort i gjyqtares.

Komunikimet mes tyre janë intensifikuar në datën 28 dhe 29 korrik, ditë kur edhe u lirua i burgosuri për të cilin prokuroria dyshon se gjyqtarja Margjeka mori 6 mijë euro për të bërë ndryshim të masës së sigurisë, nga “arrest në burg” në “garanci pasurore”, ndaj shtetasit Orion Bali.

Ky i fundit ishte arrestuar për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve”. Provë e prokurorisë janë edhe disa takime që avokati ,bashkëshorti i gjyqtares dhe sekseri kanë zhvilluar në qytetin e Korçës, takime të cilat janë vëzhguar nga oficerët e policisë.

Lexoni gjithashtu: 

Ryshfet 6 mijë euro për ndryshim të masës së sigurisë, SPAK zbulon skemën korruptive