Aktualitet

Marrëveshje e re me Katarin, ministri Ahmetaj: 143 shkolla do të ndërtohen falë këtij bashkëpunimi

Përditësimi i fundit: 12/09/2020 - 13:41
Text size Aa Aa

Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe drejtori i fondit të Katarit për Zhvillim, Khalifa Al Kuëari nënshkruan sot një tjetër marrëveshje granti për ndërtimin e dy shkollave dhe kopshtit e çerdhes 42, përmes një investimi 5 milionë USD; kontribut i Katarit në Konferencën e Donatorëve në Bruksel.

Në fjalën e tij z. Ahmetaj shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme nga shteti i Katarit.

“Kjo marrëveshje që nënshkruajmë sot është marrëveshja e 11 në kuadër të bashkëpunimit me donatorët në tre muajt e fundit”, - u shpreh ai.

Z. Ahmetaj theksoi se janë rreth 290 milionë euro grante në projekte specifike të detajuara dhe dakordësuara me donatorët, që janë në faza të ndryshme zbatimi.

“Janë 143 shkolla të cilat do të ndërtohen me fondet e Katarit”, - tha z. Ahmetaj, duke përmendur gjithashtu se të gjitha shkollat që investohen nga buxheti i shtetit do të mbyllen brenda datës 31 dhjetor të këtij viti.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama inspekton punimet në shkollën ‘Neim Babameto’ në Durrës: Do të jetë e dyta më e madhe në vend

Rindërtimi pas tërmetit, Rama inspekton shkollat në Kavajë dhe Rrogozhinë

Tregime të lidhura