Aktualitet

FOTO l Shpërthim i fuqishëm me eksploziv në Tiranë, dy të plagosur

Përditësimi i fundit: 15/09/2020 - 19:17
Text size Aa Aa

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Tiranë në zonën e NSHRAK-ut.

Një automjet ka shpërthyer në ecje dhe dyshohet se dy persona të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në një kohë kur në ambientin për rreth ka pasur shumë lëvizje.

Shpërthimi ka qenë shumë i fortë dhe zhurma është dëgjuar dhe në qendër të kryeqytetit. Kjo gjë ka shkaktuar panik tek qytetarë të shumtë.

Dyshohet që shpërthimi i automjetit të jetë shkaktuar me një sasi të madhe lënde eksplozivi.