Aktualitet

Vrau mizorisht qenin duke e tërhequr me makinë, policia procedon 50-vjeçarin nga Sukthi

Përditësimi i fundit: 15/09/2020 - 13:17
Text size Aa Aa

Policia e Durrësit shoqëroi në komisariat një 50-vjeçar me inicialet F.P pasi organizata Animal Rescue Albania (ARSA) dhe Euronews Albania denoncuan rastin e keqtrajtimit mizor të një qeni.

Në deklaratën e bërë publike mesditën e sotme, policia shprehet se personi në fjalë ka marrë gjobë për shkelje të kodit rrugor si dhe është proceduar penalisht për keqtrajtim të kafshëve.

Rasti në fjalë u denoncua të hënën në rrjetet sociale të ARSA dhe mëngjesin e sotëm nga Euronews Albania.

Pesëdhjetëvjeçari kishte lidhur qenin pas makinës së tij dhe i shkaktoi vdekjen duke e tërhequr zvarrë.

Sipas kodit penal (Nenet 207/b; 207/c), të ndryshuar vitin e shkuar pas angazhimit të vetë ARSA-s me një peticion prej 37,500 firmash, keqtrajtimi apo vrasja e kafshëve dënohet me gjobë ose burg deri në gjashtë muaj.

Për ngjarjen në fjalë reagoi edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Në një postim në Instagram ai e cilësoi ngjarje të trishtë teksa kritikoi autoritetet që po heshtin dhe nuk reagojnë.

 

Lexoni gjithashtu:

Vret qenin duke e tërhequr zvarrë me makinë, organizata e mbrojtjes së kafshëve thirrje autoriteteve për hetime

 

Tregime të lidhura