Aktualitet

Atentati në Tiranë, Prend Gjini në gjendje kritike për jetën, dyshohet për hakmarrje

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 13:19
Text size Aa Aa

Policia e Tiranës vijon hetimet intensive për ngjarjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e së martës, ku Prend Gjini qe shënjestër e një atentati me mbi 300 gramë eksploziv.

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raportoi se policia ka zbardhur pamjet e kamerave të sigurisë duke nxjerrë në pah kështu itinerarin e lëvizjeve të Prend Gjini. Autoritetet kanë kryer disa eksperimente me qelizat e telefonit të Gjinit për të kuptuar më mirë se nga ku mund të jetë lëshuar sinjali që aktivizoi bombën.

Ferhati tregoi se përpara tij, makinën e kishte drejtuar nipi, i cili është marrë në pyetje nga policia. Sipas burimeve bëhet me dije se atentati mund të ketë ndodhur si pasojë e hakmarrjes. Rreth një vit më parë Prend Gjinit i është ekzekutuar i vëllai në qendër të qytetit të Rrëshenit.

Deri më tani nga përplasja e dy familjeve Gjini dhe Reçi janë shënuar 5 viktima, ndërkohë që shënjestra e atentatit të një ditë më parë ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Universitar të Traumës. Ai ka pasur dëmtime në pjesët e gjymtyrëve dhe në sy.

 

Lexoni gjithashtu:

Shpërthimi me eksploziv, shënjestrës së atentatit një vit më parë i vranë vëllanë

Tregime të lidhura