Aktualitet

‘Deti’ në Gjykatën Ndërkombëtare, Rama: Marrëveshja me Greqinë mund të zgjidhet në Hagë 

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 12:14
Text size Aa Aa

Kryeministri Edi Rama deklaroi në Athinë se çështja e ndarjes së kufirit detar me Greqinë mund të zgjidhet përmes ndërmjetësimit të një pale të tretë ose duke e çuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Sipas tij, kjo zgjidhje do të ishte më e gjithëpranuar nga të gjitha palët. 

“Është një marrëveshje që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. Jam besimplotë që jemi në rrugën e duhur. Kemi zhvilluar një dialog intensiv me qeverinë e shkuar për çështje që duhen shqyrtuar dhe zgjidhur, pasi herë as herë kthehen në çështje të nxehta, ndërkohë që janë vetëm çështje të thjeshta në marrëdhëniet mes dy vendeve.

Që kjo të çështje të mos përdoret nga forca të errëta kundër të dyja vendeve, kam një ide shumë të thjeshtë që e kam paraqitur më parë.

Kur bëhet fjalë për çështje detare të mund ta zgjidhim me ndihmën e të tjerëve, që do të thotë përmes një pale të tretë, ose akoma më mirë nëpërmjet gjykatave ndërkombëtare. Kjo do të jetë e drejtë, objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët.

Imagjinoni, kryeministri i Greqisë fliste në parlament për një të drejtë legjitime të Greqisë, mbështetur në konventën ndërkombëtare për të shtritë kufijtë e vet detarë me 12 milje dhe shndërrohet në çështje në rrjetet sociale në Shqipëri dhe në qarqet politike në Shqipëri”, tha kryeministri shqiptar.

Kryeministri Rama po merr pjesë në konferencën “Ballkani Perëndimor përtej 2020-s’  organizuar nga revista  “The Economist” në Athinë.

 

Lexoni gjithashtu:

Rama në takimin e ‘The Economist’: Zaev theu tabutë, shembulli i liderit nga i cili duhet të mësojmë të gjithë

Çështja e kufirit detar me Greqinë, Rama: S'ka marrëveshje, negociatat janë ndërprerë prej kohësh

Tregime të lidhura