Aktualitet

Ekzekutoi me armë zjarri kunatën në Kamëz, pranga autorit

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 14:03
Text size Aa Aa

Policia e Shtetit ka arrestuar autorin me iniciale A.T, i cili dyshohet se ekzekutoi me armë zjarri kunatën e tij J.H në zonën e Bathores, në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur dje pasdite rreth orës 17:40, në Bathore, në rrugën “Apollonia”, pas një konflikti të çastit, ndërsa dyshohet se shkak për këtë janë bërë konfliktet e pronësisë.

Euronews Albania ka mësuar se viktima, por edhe autori i dyshuar i ngjarjes për shkak të konflikteve të vazhdueshme, ishin pajisur me urdhër mbrojtjeje nga gjykata, por as kjo masë nuk mundi të parandalojë krimin në familje.

Lexoni gjithashtu: 

Krim brenda familjes në Kamëz, vret kunatën pas konfliktit për pronën

Vrasja në Kamëz, autori dhe viktima kishin urdhër mbrojtjeje nga gjykata