Aktualitet

Vrasja në Kamëz, autori dhe viktima kishin urdhër mbrojtjeje nga gjykata

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 13:02
Text size Aa Aa

Gruaja që u vra nga kunati i saj pasditen e së martës në Bathore rezulton se kishte marrë urdhër mbrojtjeje nga Gjykata, urdhër që si duket nuk i siguroi dot asaj jetën.

J.H u vra rreth orës 17:40 nga kunati i tij A.T në rrugën “Apollonia”. Informacionet e para ishin se vrasja kishte ngjarë pas një konflikti të çastit për një çështje prone, mirëpo rezulton se konflikti të ketë qenë i shtrirë gjatë në kohë.

Më 15 korrik viktima rezulton të jetë pajisur me urdhër mbrojtjeje, urdhër që detyronte kunatin J.H të mos e fyente apo kërcënonte më së paku deri më 15 dhjetor.

Gazetari i Euronews Albania Eni Ferhati raportoi se edhe A.T e kishte paditur viktimën në gjykatë me argumentin se ishte ndjerë i kërcënuar prej saj dhe në të njëjtën kohë është pajisur gjithashtu me urdhër mbrojtjeje nga Gjykata.

Kështu Gjykata ka dhënë urdhër të ngjashëm për të dy palët, ndërkohë që ata banonin në të njëjtën ndërtesë, autori në katin e parë, viktima në katin e dytë.

 

Lexoni gjithashtu:

Krim brenda familjes në Kamëz, vret kunatën pas konfliktit për pronën

Tregime të lidhura