Aktualitet

Punonjësi pozitiv me COVID-19, mbyllet ambasada shqiptare në Athinë

Përditësimi i fundit: 16/09/2020 - 13:36
Text size Aa Aa

Ambasada shqiptare në Athinë është mbyllur pasi një punonjës i saj rezultoi pozitiv me COVID-19.

Përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat nga Ministria Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bëhet me dije se vendimi për mbylljen erdhi pas marrjes së informacionit në orët e vona të ditës së djeshme për infektimin e një specialisti të ambasadës, i cili pas kryerjes së testimit përkatës rezultoi pozitiv ndaj COVID-19, duke u detyruar kështu të ndërmarrin masa urgjente dhe ekstreme. 

“Gjithashtu, në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë sistemi ka pësuar një defekt teknik, të cilin po zgjidhet dhe ndërkohë janë marrë masa të menjëhershme për dezinfektimin e të gjitha ambienteve të saj.

Për sa më lart, Ambasada e Republikës së Shqipërisë mbetet në pritje të të gjithë rezultateve të testimeve të kryera për Covid-19, të cilave konsujt dhe punonjësit e saj i janë nënshtruar, për t’ju rikthyer shërbimit sa më shpejt dhe të sigurt.

Brenda pasdites së sotme të gjithë qytetarët do të njoftohen nëse Ambasada do të vijojë të qëndrojë e mbyllur edhe ditën e nesërme, apo do t’i rikthehet punës pa ndalur, edhe përtej orarit, si zakonisht”, bëhet me dije nga ambasada.

Në këto kushte, ambasada u bën thirrje qytetarëve të mos paraqiten pranë ambienteve të saj dhe të respektojnë këtë njoftim duke mbrojtur në këtë mënyrë veten dhe të afërmit.

Tregime të lidhura