Aktualitet

Katër viktima dhe 159 raste të tjera me COVID-19 në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 20/09/2020 - 16:04
Text size Aa Aa

Ministria e Shëndetësisë raportoi të dielën për 4 viktima dhe 159 raste të tjera të diagnostikuara me COVID-19 në Shqipëri duke e çuar bilancin e pandemisë në 12,385 raste me 362 vdekje.

Po sot u raportuan për 52 persona, të cilët mundën të shërohen nga virusi. Totali i atyre që e kanë mposhtur COVID-19 shkon në 6,940 persona, – diçka më shumë se gjysma e të infektuarve, 56 për qind.

Dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik tha në deklaratë për shtyp se në 24 orët e fundit, autoritetet private dhe shtetërore të shëndetësisë kanë kryer 844 teste, prej së cilave 159 rezultuan pozitivë (pozitiviteti 18.8 për qind).

Nga ana tjetër gjatë kësaj kohe humbën jetën në spital katër persona.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, [në 24 orët e fundit] e kanë humbur betejën me COVID-19 një 64 vjeçar nga Korça dhe tre qytetarë nga Tirana: një 71 vjeçar, një 81 vjeçar, një 89 vjeçar,” – njoftoi Tomini teksa apeloi sërish që qytetarët t'i respektojnë masat e distancimit fizik dhe mbajtjes së maskave në mjedise të mbyllura.

Tomini u shpreh se në spitale aktualisht janë të shtruar 185 persona, prej së cilëve 15 janë në gjendje të rëndë në trajtim më të specializuar. 

Prej muajit mars kur u diagnostikua i infektuari i parë me COVID-19, autoritetet kanë kryer 79,730 teste, prej së cilave 12,385 persona kanë rezultuar të prekur (pozitiviteti 15.5 për qind).

Nga këta, 6,940 kanë mundur të shërohen, 362 nuk ia kanë dalë mbanë, ndërsa 5,083 mbeten ende mbartës të virusit (41 për qind e totalit të të prekurve).

Tirana mbetet qarku me më shumë raste të diagnostikuara dhe më shumë viktima, më pas vijnë Durrësi, Shkodra dhe Elbasani.

Rastet sipas qarqeve: Tirana 2501; Durrësi 567; Shkodra 372; Lezha 297; Elbasani 287; Korça 245; Fieri; 222; Vlora 189; Kukësi 142; Berati 116; Dibra 73; Gjirokastra 72.

Viktimat sipas qarqeve: Tirana 173; Durrësi 46; Shkodra 39; Elbasani 23; Fieri 18; Korça 17; Lezha 15; Kukësi 10; Dibra 8; Vlora 7; Gjirokastra 4; Berati 2.

 

Lexoni gjithashtu:

Mbi gjashtë muaj pandemi, spitalet shqiptare përballuan fluksin, por prirja e COVID-19 mbetet shqetësuese

Tregime të lidhura