Aktualitet

Tre viktima, 121 raste të reja dhe 97 të shëruar nga COVID-19 në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 23/09/2020 - 16:22
Text size Aa Aa

Ministria e Shëndetësisë raportoi të mërkurën për 3 viktima dhe 121 raste të tjera të diagnostikuara me COVID-19 në Shqipëri duke e çuar bilancin e pandemisë në 12,787 raste me 370 vdekje.

Po sot u raportua për 97 persona, të cilët mundën të shërohen nga virusi. Totali i atyre që e kanë mposhtur COVID-19 shkon në 7139 persona, – diçka më shumë se gjysma e të infektuarve, 55.8 për qind.

Dr. Flutura Beqo nga ministria tha në deklaratë për shtyp se në 24 orët e fundit, tre pacientë të moshave 70, 71 dhe 81 vjeç nuk ia dolën mbanë përballë infektimit me COVID-19.

Gjatë kësaj kohe autoritetet private dhe shtetërore të shëndetësisë kryen 887 teste, prej së cilave 121 rezultuan pozitivë (pozitiviteti 13.6 për qind).

Beqo tregoi se në spitale janë 189 të shtruar, 18 pre jtë cilëve në terapi intensive.

Prej muajit mars kur u diagnostikua i infektuari i parë me COVID-19, autoritetet kanë kryer 82,233 teste, prej së cilave 12,787 persona kanë rezultuar të prekur (pozitiviteti 15.5 për qind).

Nga këta, 7,139 kanë mundur të shërohen, 370 nuk ia kanë dalë mbanë, ndërsa 5,278 mbeten ende mbartës të virusit (41.2 për qind e totalit të të prekurve).

Tirana mbetet qarku me më shumë raste të diagnostikuara dhe më shumë viktima, më pas vijnë Durrësi, Shkodra dhe Elbasani.

Rastet sipas qarqeve: Tirana 2,616; Durrësi 564; Shkodra 381; Lezha 305; Elbasani 304; Korça 249; Fieri 244; Vlora 193; Kukësi 150; Berati 105; Dibra 86; Gjirokastra 81.

Viktimat sipas qarqeve: Tirana 177; Durrësi 46; Shkodra 40; Elbasani 24; Fieri 19; Korça 18; Lezha 15; Kukësi 10; Dibra 8; Vlora 7; Gjirokastra 4; Berati 2.

Tregime të lidhura