Aktualitet

Asnjë viktimë nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 24/09/2020 - 16:39
Text size Aa Aa

Për herë të parë që prej 9 korrikut, në Shqipëri nuk u raportuan viktima mes pacientëve me COVID-19 në harkun kohor të 24 orëve.

Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten se nuk pati asnjë fatalitet mes 186 pacientëve të shtruar në spitale ditës së fundit.

Kjo është hera e parë pa viktima ditore prej COVID-19 pas dy muajsh e gjysmë (77 ditë) ku qenë raportuar mesatarisht 3-4 vdekje çdo ditë – nga 9 korriku deri më 23 shtator janë raportuar 287 viktima, 77% e totalit.

Dr. Flutura Beqo, nga ministria, tha se nga 852 testime të kryera gjatë kësaj kohe kishin rezultuar pozitivë 134 persona, ndërkohë që 100 të tjerë ishin negativizuar.

Kështu totali i bilancit të pandemisë në Shqipëri shkon në 12,921 raste, prej së cilave 7,239 (56%) janë mundur të shërohen, 5,312 (41%) mbeten ende me mbartje të virusit, ndërsa 370 (2.8%) nuk kanë mundur t’ia dalin mbanë.

Rastet sipas qarqeve kanë qenë: Tiranë 2,630; Durrës 576; Shkodër 380; Lezhë 302; Elbasan 300; Korçë 250; Fier 246; Vlorë 195; Kukës 154; Berat 108; Dibër 90; Gjirokastër 81.

Vdekjet sipas qarqeve kanë qenë: Tiranë 177;  Durrës 46; Shkodër 40; Elbasan 24; Fier 19; Korçë 18; Lezhë 15; Kukës 10; Dibër 8; Vlorë 7; Gjirokastër 4; Berat 2.

 

Lexoni gjithashtu:

Mjeku Pëllumb Pipero qetëson qytetarët: Jo çdo person me Covid-19 duhet të izolohet

Tregime të lidhura