Aktualitet

Reshjet në vend, meteorologu i Meteoalb: Pritet rritje e temperaturave

Përditësimi i fundit: 28/09/2020 - 07:59
Text size Aa Aa

Në një intervistë për Euronews Albania meteorologu i Meteoalb, Hakil Osmani, foli rreth reshjeve të shumta me të cilat ka nisur java duke theksuar se do të zgjasin deri pasditen e të martës.

Ai u shpreh se vendin e reshjeve pas të martës do të zënë kthjellimet, ndërkohë kjo situatë e qëndrueshme nuk pritet të zgjasë shumë.

Fundjava thotë z. Osmani pritet të rikthejë vranësirat në vend, të cilat mund të shoqërohen me reshje shiu, kryesisht në zonat veriore dhe ato qendrore.

Sa i përket luhatjes së temperaturave, meteorologu tha se pritet të ketë një rritje graduale të temperaturave.

Sipas tij, vlera e temperaturave në fundjavë do luhaten rreth 28-29 gradë celsius. Ai parashikoi të njëjtën situatë meteorologjike si për Kosovën ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut.

 

Lexoni gjithashtu : 

Moti i keq në Shqipëri, Policia apel për kujdes drejtuesve të mjeteve dhe këmbësorëve

Tregime të lidhura