Aktualitet

Shefja e Epidemiologjisë në ISHP Silva Bino infektohet nga Covid-19

Përditësimi i fundit: 28/09/2020 - 13:19
Text size Aa Aa

Silva Bino, shefja e Departamentit të Epidemiologjisë pranë ISHP-së ka rezultuar e prekur me COVID-19. Burime nga Ministria e Shëndetësisë konfirmuan lajmin për gazetaren e Euronews Albania, Dorina Halili.

Ky nuk është rasti i parë që një specialist i shëndetësisë infektohet nga virusi COVID-19. Në muajin Mars, Skënder Brataj, Drejtori i Urgjencës Kombëtare u infektua gjithashtu me COVID-19. Brataj u rikthye në krye të detyrës pas një periudhe 3 javore në karantinë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu bën të ditur  se shefja e Epidemiologjisë pranë ISHP-së po merr mjekim në QSUT. Referuar informacioneve të dhëna nga mjekët, znj. Manastirliu shkruan në “Facebook” se gjendja e doktoreshë Silva Bino është e stabilizuar.

“I uroj shërim të shpejtë prof. Silva Binos, që po trajtohet me kujdes e profesionalizëm nga kolegët e saj në spitalin infektiv në QSUT. Mjekët konfirmojnë se gjendja e saj është e stabilizuar. Dr. Bino të presim të na bashkohesh sa më parë”, shkruan Manastirliu.

Deri tani në Shqipëri janë kryer 85.554 testime të dyshuara, prej të cilave 13259 kanë rezultuar pozitive, ndërsa 377 pacientë kanë humbur jetën. Pandemia e Covid-19 krahas pasojave sociale, ka patur një ndikim negativ edhe  në fushën ekonomike.

Shumë biznese për shkak të masave kufizuese nuk kanë arritur të mbledhin të ardhura të mjaftueshme dhe kjo ka bërë që një pjesë e tyre të mbyllen.

Lexoni gjithashtu:

 Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj infektohet nga COVID-19

“Unë do të kthehem që ta vazhdojmë këtë betejë të ashpër së bashku”| Shefi i Urgjencës me coronavirus: Kjo është kura më e mirë

Tregime të lidhura