Aktualitet

Ndryshimet në kodin zgjedhor, Gerta Meta: Të dyja palët duan të hapin listat por nuk dinë t’i përkthejnë si duhet

Përditësimi i fundit: 29/09/2020 - 09:41
Text size Aa Aa

Gerta  Meta, Drejtuese e Koalicionit të Vëzhguesve Vendor foli rreth drafteve të depozituara për listat e zgjedhjeve dhe sa në ndihmesë u vijnë ato qytetarëve.

Ajo ju referua seancës dëgjimore të mbajtur ditën e djeshme në parlament duke e konsideruar një kaos e që sipas saj as vetë ata që e kanë propozuar nuk dinin ta shpjegonin se si do të funksiononin listat e hapura.

Gerta Meta theksoi se e drejta e zgjedhjes së qytetarit nuk është diçka konkrete duke konsideruar këtu faktin se vota qytetare mbizotëron dot mbi listën e përzgjedhur kryetarit të partisë.

“Ky lloj diskutimi duhet të marri fund dhe unë nuk e kuptoj pse po lozin me këtë pjesën. Nëse duan që realisht ta sjellin si një ofertë të re që listat do jenë të hapura vetëm se do të lexohen emrat e kandidatëve, këto nuk janë lista të hapura”,-theksoi znj. Meta.

Ajo shtoi gjithashtu se e vetmja formë se si këto lista mund të quhen vërtetë të hapura është duke lejuar qytetarët që me votën e tyre të zhbëjnë listën e formuar nga kryetari.

Sa i përket reformës zgjedhore Drejtuesja e Koalicionit të Vëzhguesve Vendor tha se partitë nuk duan ta konkretizojnë. Sipas saj duket sikur sa herë i afrohemi fundit të kësaj legjende politike kampet politike tërhiqen pa e prekur vijën e ‘finishit’.

“Çështja është që ti diskutojnë gjërat e mos të dalin të ankohen aty që në e dimë që mazhoranca aktuale apo lideri i mazhorancës është besëprerë, nuk e mban fjalën, nuk i respekton marrëveshjet atëherë ti si opozitë dhe si një grupin i bashkuar që e ke këtë lloj nuhatje politike shko me objektiva të qarta në këto marrëveshje, në këto takime dhe nuk ke pse i vonon gjërat”,- shtoi Meta ndër të tjera.

Së fundmi ajo sqaroi se ne aktualisht kemi hyrë në një proces zgjedhor me një datë zgjedhjesh pa pasur një institucion që do ta mirë administrojë gjithë procesin.

 

Lexoni gjithashtu: 

Afrim Krasniqi: Listat e hapura mund të ishin propozuar që në janar, s'besoj se do të ketë kompromis

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Gjiknuri: Pas “tërmetit” s’ka më koalicione

Tregime të lidhura