Aktualitet

COVID-19, Greqia zgjat edhe me 2 javë të tjera masat kufizuese ndaj shqiptarëve

Përditësimi i fundit: 01/10/2020 - 12:19
Text size Aa Aa

Greqia ka zgjatur edhe me 2 javë të tjera masat kufizuese ndaj shtetasve shqiptarë që hyjnë në këtë shtet dhe nuk kanë leje qëndrimi ose vijnë për arsye turistike. Kjo, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Përmes një njoftimi, ministria greke e shëndetësisë lajmëron se në bazë të të dhënave epidemiologjike, masat kufizuese që vlejnë sot për personat që udhëtojnë nga Shqipëria në drejtim të Greqisë, mbeten siç janë në fuqi, deri më datën 12 tetor.

Deri më 12 tetor nu

Kujtojmë se qeveria greke, që nga korriku ka nisur aplikimin e të tjera masave kufizuese në kufirin me Shqipërinë.

Kështu, përveç paraqitjes së tamponit negativ, numri i shtetasve shqiptarë që kalojën kufirin për në Greqi nuk duhet të jetë më i lartë se 750 në Kakavijë dhe 300 në Kapshticë brenda një dite.

 

Lexoni gjithashtu:

Plotësohet kuota ditore prej 300 personash, policia greke kthen mbrapsht shqiptarët në Kapshticë

Policia apel qytetarëve që synojnë Greqinë: Plotësoni kushtet, kthehen automjetet kur arrihet limiti i kalimit

Tregime të lidhura