Aktualitet

GJKKO lë në fuqi pezullimin e Artan Shkëmbit, dekonspiroi informacionin e ardhur nga Gjermania për 2 trafikantë

Përditësimi i fundit: 01/10/2020 - 09:51
Text size Aa Aa

Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për ish-numrin 2 të Operacionit Forca e Ligjit, Artan Shkëmbi.

Seanca e parashikuar për t’u zhvilluar ditën e mërkurë u shty, për shkak se i akuzuari kërkoi kohë për t’u njohur me aktet.

Ish-zyrtari i lartë i policisë akuzohet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe korrupsion. Ai dyshohet se dekonspiroi informacionin e ardhur nga Gjermania të një grupi trafikantësh.

Gazetari i Euronews Albania, Eni Ferhati raportoi se pas seancës që zgjati vetëm 30 minuta, avokati i Artan Shkëmbit tha se prokuroria nuk paraqiti qoftë edhe një provë të vetme për të mbështetur akuzat ndaj Shkëmbit.

Sipas tij, nuk ka asnjë provë që të vërtetojë bisedën e supozuar të Shkëmbit në një platformë  "cryptochat", përmes të cilës dyshohet se ka dekonspiruar operacione të OFL-së dhe ka nxjerrë sekretin hetimor të autoriteteve gjermane. Këto të fundit kishin kërkuar informacione mbi pasurinë e një grupi të fuqishëm kriminal në vendin tonë.

Ai tha se z. Shkëmbi ka një karrierë të gjatë në polici, ku ka drejtuar më shumë se 170 operacione antidrogë.

 

Lexoni gjithashtu:

Në hetim nga SPAK, zv. drejtori i OFL dyshohet për nxjerrje sekreti

Pezullimi i zv. drejtorit të OFL-së, PD: Rama mbron në heshtje kriminelët

Tregime të lidhura