Aktualitet

Kallëzimet e Aleancës për Teatrin, Neritan Liçaj pyetet nga SPAK: Beteja jonë do të vazhdojë

Përditësimi i fundit: 01/10/2020 - 10:20
Text size Aa Aa

I pyeturi i radhës në SPAK, në lidhje me kallëzimet e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit ishte aktori Neritan Liçaj.

Ky i fundit deklaroi se ishte i treti i pyetur në SPAK.

“Shpresoj që drejtësia të vihet në vend pasi kauza e teatrit është një kauzë e drejtë e luftës së politikës kundër artit. Unë nuk jam përballur kurrë me drejtësinë dhe nuk jam akuzuar asnjëherë, përveç gjobave të parkimeve të gabuara. Beteja jonë do të vazhdojë”,- tha Liçaj.

Aktori solli në vëmendje gjithashtu se ka qenë vetë kryeministri i cili ka deklaruar se prej më shumë se 20 vitesh ka dashur ta prishë atë teatër.

Tregime të lidhura