Aktualitet

Kapet në Kamëz 34-vjeçari i kërkuar për vrasje me paramendim

Përditësimi i fundit: 10/10/2020 - 14:45
Text size Aa Aa

Policia ka vënë në pranga një 34-vjeçar të shpallur në kërkim kombëtar për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Burime nga blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se në zbatim të Planit të Masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, kapjen dhe prangosjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo që janë të shpallur në kërkim, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 kanë konstatuar një person larg pikës së kontrollit në Kodër Kamëz.

“Pas ndalimit, nga verifikimi i kryer ai është identifikuar si shtetasi Arjan Prenga., 34 vjeç, i cili ka rezultuar person i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 6 vite e 8 muaj burgim, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Ky shtetas, në vitin 2009, në Rrëshen, në bashkëpunim me shtetasin A. N. (ende i shpallur në kërkim), ka vrarë shtetasin E. J”, sqaron policia.

Veprimet e mëtejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë.

Tregime të lidhura