Aktualitet

Kancelarja Merkel i telefonon Ramës, bisedojnë për 60 minuta

Përditësimi i fundit: 12/10/2020 - 16:37
Text size Aa Aa

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka pasur sot një bisedë telefonike me kancelaren gjermane, Angela Merkel. Gjatë bisedës që ka zgjatur rreth 60 minuta, Rama thotë se ka diskutuar me Merkel investimet e BE-së në Ballkanin Perëndimor, çeljen e negociatave për Shqipërinë si dhe kryesimin e OSBE-së nga vendi ynë.

“Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor dhe nxitjen e mëtejshme drejt Shengenit Rajonal; progresin e Shqipërisë pas vendimit për çeljen e negociatave dhe përpjekjet në vijim drejt Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE, si edhe kryesimin e suksesshëm të OSBE nga Shqipëria dhe sfidat deri në përmbylljen e mandatit tonë në dhjetor.

Edhe njëherë si gjithnjë, kënaqësi e veçantë biseda me Kancelaren gjermane, një mike e shkëlqyer që e njeh, e kupton dhe e ndjek rajonin tonë e Shqipërinë gjithashtu, me detaje e vëmendje krejt të posaçme”, shprehet Rama.

Me Kancelaren Merkel, biseduam pak më parë për rreth 60 minuta mbi Planin e Madh të Investimeve të Bashkimit Europian...

Posted by Edi Rama on Monday, October 12, 2020