Aktualitet

Avokati tregon dy mënyrat se si zgjidhet shqetësimi i naftëtarëve në Ballsh

Përditësimi i fundit: 13/10/2020 - 16:28
Text size Aa Aa

Protesta e naftëtarëve të Ballshit vijon të mos trajtohet seriozisht, dhe kjo faktohet nga greva e tyre, e cila vijon prej 16 ditësh.

Avokati Adriatik Lapaj në një intervistë për Euronews Albania u shpreh se në kushtet kur ka një vendim gjykate të formës së prerë në favorin e naftëtarëve, shteti duhet të ndërhyjë përmes përmbarimit dhe të bëjë sekuestrimin e aseteve të kompanisë.

“Kjo në pamje të parë është një marrëdhënie mes privatëve, sepse ajo është një kompani private dhe naftëtarët kanë qenë të punësuar në këtë kompani. Por, në dijeninë time naftëtarët kanë një vendim gjykate, që është detyrim për t’u zbatuar. Në këtë kuptim, mund të hyjë shteti përmes mekanizmave të veta siç është përmbarimi, ne kemi përmbarim shtetëror dhe përmbarim privat. Unë mendoj se një nga raste tipike kur  duhet ekzekutuar nga përmbarimi shtetëror. Problemi është që ndoshta nuk ka qasëte kur të ekzekutohet nuk ka llogari, pasi ndoshta ajo kompani është fantazmë apo ka ikur”, tha ai.

Ai shprehet më tej se shteti shqiptar duhet të tregojë “vijat e kuqe” për kompanitë, të cilat vijnë dhe shfrytëzojnë pasuritë tona publike.

Sipas z. Lapaj, në kushtet aktuale, shteti duhet të fusë në lojë mekanizmat e veta, ndërsa shton se kjo duhet zgjidhur përmes një ligji të posaçëm në Parlament, i cili do garantonte pagat e naftëtarëve.

“Ky është problemi i shteti pastaj se kur flitet për sektorët strategjikë, që në çdo rast, që kompanitë që vijnë këtu të jenë kompani serioze dhe të mos jenë kompani që vjelin pasurinë tonë dhe lënë pa paguar pagat e punëtoreve. Përmes përmbarimit shtetëror shtetit duhet të veprojë. Duhet të bëjë shteti një ndërhyrje të posaçme, qoftë me një ligj të posaçëm në parlament për të bërë pagesat e tyre”, shtoi ai.

Lexoni gjithashtu: 

Rama për naftëtarët: Nuk kemi ende një zgjidhje, greva mundim i panevojshëm

Naftëtarët tentojnë të hyjnë me forcë në rafineri, përplasen me policinë private

16 ditë rezistencë, por ende asnjë zgjidhje! Euronews Albania brenda ambientit ku ndodhen naftëtarët grevistë