Aktualitet

Maskat, kur duhen mbajtur dhe kur lejohet të mos i përdorni - Ministria e Shëndetësisë publikon rregullat e reja

Përditësimi i fundit: 14/10/2020 - 12:33
Text size Aa Aa

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar udhëzuesin me rregullat e reja për përdorimin e maskës, rastet kur ajo duhet mbajtur dhe rastet që bëjnë përjashtim nga ky rregull, por me disa kushte.

Udhëzuesi me rregullat e përdorimit të maskës dhe rastet kur ajo duhet të mbahet në ambientet jashtë shtëpisë

  • Sa herë dilni nga shtëpia;
  • Çdo individ mbi moshën 11 vjeç;
  • Gjatë të gjithë ditës gjatë të gjithë veprimtarisë jashtë banesës.
  • Në çdo dyqan, supermarket apo aktivitet tregtar
  • Në të gjitha mjetet e transportit publik dhe jo publik kur në to gjenden persona të tjerë përveç drejtuesit të automjetit.
  • Edhe gjatë ecjes në rrugë
  • Gjatë qëndrimit në të gjitha vendet publike të hapura si park apo shesh
  • Gjatë të gjithë aktivitetit të punës në zyra, të gjithë institucionet publike dhe jo publike, teatër, kinema, muze, biblioteka, etj
  • Në hyrje dhe dalje nga banesa si dhe ashensorë
  • Përpara dhe pas konsumit të ushqimit në bare dhe restorante
  • Në motoçikletë kur merr një person tjetër jo anëtare të familjes
  • Nëse jeni duke u kujdesur në shtëpi për një familjar me COVID-19
  • Në të gjitha institucionet fetare.
  • Nga personat që e kanë kaluar SARS COV -2 për t’u mbrojtur nga shakatarët e tjerë infektivë respiratorë.
  • Në institucionet arsimore dhe ato të kujdesit shëndetësor sipas rekomandimeve të mëparshme.

Vendosja e barrierës mbrojtëse (maskës) nuk mund të jetë e mundur në çdo situatë. Prandaj, ka disa raste kur ju lejohet të hiqni atë apo të modifikoni përdorimin e saj.

  • Nëse kërkohet për qëllime të identifikimit personal nga zyrtarët përkatës në polici, në bankë, postë, gjykatë, etj.
  • Gjatë ngrënies apo konsumimit të pijeve por në hyrje e në dalje nga baret dhe restorantet maska duhet të vendoset.
  • Gjatë procesit të manipulimeve dentare por në hyrje e në dalje nga klinika maska duhet të vendoset.
  • Nga personat që mbajnë/drejtojnë lutjen/shërbesën/ceremoninë fetare
  • Nga persona me humbje të dëgjimit dhe të folurit ose për personat gjatë kohës së komunikimit me ta, nëse nuk kanë mundësi të përdorin maska të posaçme (transparente).
  • Nëse kërkohet nga stafi i dyqaneve ose marketeve përkatëse për identifikim të moshës, përfshirë blerjen e produkteve me moshë të kufizuar, siç janë duhani dhe alkooli
  • Nga punëtorët që punojnë në ambiente të jashtme, gjatë procesit të punës kur sigurohet distance fizike jo më pak se 1.5m.
  • Nga të ftuarit në emisionet televizive me kusht që të ruhet distanca jo më pak se 1.5 metra.

Udhëzuesi i miratuar përcakton qartë rastet përjashtimore të përdorimit të barrierës mbrojtëse (maskës).

  • Në të gjitha rastet kur përdorimi i maskës dëmton shëndetin sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
  • Nga persona me sëmundje që i bëjnë të paaftë për përdorimin maskës.
  • Gjatë ushtrimit të aktiviteteve sportive.
  • Nga persona të cilët lëvizin të vetëm me biçikletë, motoçikletë apo monopatinë.
  • Kur në makinë është vetëm drejtuesi i mjetit ose persona që kanë lidhje familjare me të
  • Në aktivitete që mund të shkaktojnë lagien e maskës, si p.sh. gjatë larjes në pishinë, liqen ose në det.
  • Në shtëpi me anëtarët e ngushtë të familjes.