Aktualitet

Me ilaçe mbi tryezë, naftëtaret e Ballshit i bëjnë apel qeverisë për ndihmë (Fotogaleri)

Përditësimi i fundit: 16/10/2020 - 13:23
Text size Aa Aa

Të heshtura, me ilaçe mbi tryezë dhe në dilemë për fatin e tyre dhe të familjeve të tyre, naftëtaret e Ballshit, të cilat zëvendësuan ditën e djeshme kolegët e tyre që ishin në grevë prej 18 ditësh, i bënë apel për ndihmë qeverisë.

Ato kërkojnë pagat e prapambetura prej 26 muajsh nga puna në rafineri, si dhe dëshirojnë vazhdimësinë e punës në mënyrë që të sigurojnë jetesën.

Me shumë vite në profesion, naftëtaret shprehen se janë të vendosura ta vazhdojnë grevën derisa problemi i tyre të marrë një zgjidhje. Ato gjithashtu kritikuan heshtjen qeveritare dhe i bënë thirrje kryeministrit Rama dhe ministres Balluku të ndërhyjë.

Këto janë fotot e shkrepura ditën e sotme nga gazetari i Euronews Albania, Renaldo Salianji, i cili po ndjek prej ditësh situatën nga terreni.