Aktualitet

Pandemia e Covid-19 në vend, mbi 250 pacientë të shtruar në spitale

Përditësimi i fundit: 17/10/2020 - 16:12
Text size Aa Aa

Ministria e Shëndetësisë ka përditësuar të dhënat e fundit mbi pandeminë e Covid-19 në Shqipëri. Sipas saj, në 24 orët e fundit janë kryer 1289 teste të dyshuara, prej të cilave 273 qytetarë janë konfirmuar të prekur me coronanavirus, ndërsa pesë pacientë kanë humbur jetën.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi” po marrin mjekim 259 pacientë, ku 20 janë në terapi intensive, kurse tre prej tyre ndodhen të intubuar. Listës së të shëruarve me Covid-19 i janë shtuar 44 qytetarë, numër ky tejet i vogël në krahasim me rastet e reja.

Që nga fillimi i pandemisë dhe deri sot janë shëruar në total 10.001 pacientë, të cilët falë ndihmës së mjekëve kanë arritur të mundin me sukses agresivitetin e coronavirusit.

 

Rastet pozitive të konfirmuara në 12 qarqe:

192 raste në Tiranë
17 raste në Korçë
12 raste në Lezhë
10 raste në Gjirokastër
8 raste në Shkodër
7 raste në Sarandë
5 raste në Kavajë
4 raste në Durrës
3 raste në Fier
2 raste në Kurbin, Kamëz, Tepelenë, Gramsh
1 rast në Lushnje, Mirditë, Mallakastër, Mat, Divjakë, Malësi e Madhe, Patos.

Ministria thekson se në total janë kryer 106,093, kurse numri i rasteve pozitive ka shkuar në rreth 17 mijë. Aktualisht në 12 qarqet e vendit janë 6325 raste aktive, ndërkohë numri i atyre që kanë humbur jetën ka shkuar në 448.

Euronews Albania sjell numrin e rasteve aktive, të ndara sipas qarqeve të Shqipërisë.

Tiranë 3176
Durrës 651
Shkodër 451
Fier 364
Korçë 356
Lezhë 324
Elbasan 265
Vlorë 231
Berat 182
Kukës 165
Dibër 84
Gjirokastër 76.

Autoritetet shëndetësore ftojnë qytetarët të respektojnë masat, të ruajnë distancën dhe të shmangin grumbullimet masive. Sipas tyre, zbatimi i këtyre masave të thjeshta ndihmon në uljen e përhapjes masive të covid-19 në popullatë.

Tregime të lidhura