Aktualitet

Arrestohet i riu me katër identitete, kërkohej për prostitucion

Përditësimi i fundit: 17/10/2020 - 13:06
Text size Aa Aa

Policia e Fierit në bashkëpunim me Interpol Tirana, kapën dhe ndaluan një shtetas të shpallur në kërkim.

“Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe Interfoza italiane, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e mara në rrugë policore, u bë i mundur lokalizimi, kapja dhe arrestimi i përkohshëm me qëllim ekstradimin drejt Italisë, i shtetasit Edison Mërtiri (Edison Prifti) (Adison Prifti) (Artan Budo), 44 vjeç, banues në Fier”,- thuhet në deklaratën e Policisë.

Sipas burimeve policore arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Torinos/Itali e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj e 20 ditë, për veprën penale "Grup kriminal me qëllim shfrytëzim prostitucioni si dhe organizator për emigrim të paligjshëm”.

Tregime të lidhura