Aktualitet

Banorët e Bërdicës kundër ndërtimit të rrugës që lidh Shkodrën me Velipojën

Përditësimi i fundit: 17/10/2020 - 16:57
Text size Aa Aa

Mbi 200 familje në Bërdicë nuk do të kenë më mundësi të shkojnë në tokat bujqësore, për shkak të aksit Shkodër-Velipojë. Pavarësisht se kjo rrugë shkurton distancën drejt plazhit të Velipojës, banorët kërkojnë zgjidhje për problemin e tyre.

Duhen vetëm pak ditë për ta inauguruar si investim, por në rrugën Shkodër-Velipojë ka sërish probleme.

Këtë herë nuk bëhet fjalë për shpronësimin e banorëve, por për bllokimin e hyrje-daljeve për mbi 200 familje në Bërdicë.

Me rrugën e re, ata e kanë të pamundur të shkojnë në tokat bujqësore apo të marrin prodhimet e tyre, pasi mungojnë nënkalimet apo edhe rruga dytësore që ju premtua dhe nuk u realizua.