Aktualitet

Forcat “Shqiponja” aksion në Kukës, pranga të kërkuarit për plagosje

Përditësimi i fundit: 17/10/2020 - 15:41
Text size Aa Aa

Policia e Kukësit ka arrestuar një 53-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për “Plagosje me dashje” dhe për “Mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”. Ai u vu në pranga afër tregut të Kukësit, ndërsa për kapjen e tij morën pjesën  edhe Forcat e  Posaçme “Shqiponja” .

“Si rezultat i punës së  mirëorganizuar dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, në rrugën e tregut Kukës, u bë e mundur kapja dhe vënia në pranga e shtetasit N.K., 53 vjeç, banues në Kukës, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kukës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Plagosja e rëndë me dashje", dhe " Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, njofton policia.

Ai përfundoi në pranga të Policisë pasi në prill të këtij viti plagosi me armë zjarri në aksin rrugor Krumë-Kukës një 54-vjeçar nga Kukësi.