Aktualitet

Mospërdorimi i maskës, mbi 340 gjoba në ditën e dytë  

Përditësimi i fundit: 17/10/2020 - 12:13
Text size Aa Aa

Që prej 15 tetorit, Policia e Shtetit ka zbarkuar në terren për të kontrolluar zbatimin e mbajtjes së maskës edhe në ambientet e jashtme. Këtë të shtunë, punonjës të policisë kanë vijuar kontrollet në kryeqytet ndaj qytetarëve, nëse e zbatojnë apo jo vendimin e qeverisë.

Ndërkohë, vetëm gjatë të premtes në të gjithë vendin janë konstatuar 341 persona, që nuk i kanë vendosur maskat dhe janë gjobitur në vlerën e 3.000 lekë.

Gjithashtu, strukturat policore kanë shoqëruar 11 qytetarë pasi nuk i janë bindur urdhrit për të treguar dokumentin e identifikimit, me të cilin punonjësi i Policisë duhet të plotësonte fletën e gjobës për shkeljen e konstatuar.

Në ditën e parë ka pasur 171 gjoba për mosrespektimit të urdhrit të ri për përdorimin e maskës edhe në ambientet e jashtme.

Lexoni gjithashtu: 

Mosmbajtja e maskës u kushton shqiptarëve mbi 5 milionë lekë të vjetra në një ditë

Tregime të lidhura