Aktualitet

Muzeu Etnografik i Thethit në harresë të plotë, objektet me vlerë drejt degradimit

Përditësimi i fundit: 17/10/2020 - 17:07
Text size Aa Aa

Muzeut Etnografik të Thethit vetëm emri i ka mbetur i tillë. Dera e kyçur tregon qartazi se ky muze është lënë në harresë. Kati i parë i tij është kthyer në hambar për bagëtitë dhe si pasojë e përdorimit po degradon çdo ditë. Gjithë shiu hyn brenda në muze si pasojë e çatisë së shkatërruar duke rrezikuar objektet me vlerë.

“Një godinë kjo më shumë se 200 vjeçare, por ndër vite nuki është nënshtruar asnjë rikonstruksioni. Ajo që bie në sy është që asnjë punonjës i monumentetve të kulturës nuk ndodhet pranë kësaj godine”, raporton gazetari Teodor Gjerga.

Zef Bari, banor i Thethit ka qenë për rreth 15 vjet ciceron vullnetar i këtij muzeu. Ai shprehet se me kalimin e viteve, shumë relike kanë humbur apo janë degraduar si pasojë e

"Ka qenë e kompletuar dhe vlerat materiale që kanë qenë ne fillim të viteve 90 këtu do të llogariteshin tani me mijëra euro. Ka qenë kostumi kombëtar i grave, me xhubletën me të gjitha zbukurimet që peshonin ndoshta edhe me kilogramë serm”, tha ai.

Dikur shumë i frekuentuar ndërsa sot sipas Zefit ka mbetur edhe jashtë guidave turistike.

“Nuk ka ardhur njeri që të interesohet, as ma merr mendja që të dinë as se ku bie një pjesë e atyre që paguhen për këtë punë. Këtu është pasaportë e Thethit, nëse vitin e kaluar kanë kaluar 12 mijë vizitorë këtu, këtë vit kanë qenë më pak po përsëri kanë qenë shumë, dhe secili mundohet të vijë këtu. Tani këtë e kanë hequr edhe nga guida”, shtoi ai.

Investimi nga ana e Ministrisë së Kulturës është një nevojë emergjente, përndryshe ky muze do shkojë drejt shembjes e bashkë me të, do humbë dhe një pjesë e identitetit kulturor.