Aktualitet

Urdhri i rremë për shkollat! MSH: Do vijojnë të jenë të hapura, nuk është lëshuar nga ne

Përditësimi i fundit: 17/10/2020 - 16:54
Text size Aa Aa

Një urdhër për mbylljen e shkollave po qarkullon në rrjetet sociale dhe ka krijuar një sërë paqartësish tek prindërit, mësuesit dhe nxënësit.

Në të thuhet se institucionet arsimore publike dhe jopublike do të mbyllen me 11 nëntor. Sipas urdhrit që mban logon e Ministrisë së Shëndetësisë, shkollat do të mbyllen për një periudhë 3 mujore, si pasojë e përhapjes së Covid-19.

Euronews Albania u interesua zyrtarisht pranë Ministrisë së Shëndetësisë për vërtetësinë e këtij urdhri.

Sipas tyre, ky vendim nuk është i vërtetë dhe institucionet arsimore do të vijojnë të jenë të hapura për nxënësit. Ende nuk dihet burimi fillestar i këtij urdhri të rremë që më pas është shpërndarë në rrjete.