Aktualitet

'Akt banditesk', Kastriot Islami reagon sërish për shoqërimin në Polici: E keqja ka kapur për fyti vendin dhe shqiptarët!

Përditësimi i fundit: 15/11/2020 - 11:01
Text size Aa Aa

Ish-deputeti Kastriot Islami ka reaguar sërish pas shoqërimit në Polici dhe gjobitjes me 3 mijë lekë për mos-mbajtje të maskës.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Islami thekson se gjithçka që ndodhi mbrëmë ishte një akt banditesk dhe një veprim i urdhëruar nga qeveria. 

Ai thekson se nuk trembet, por në fakt motivohet më shumë.

“Veprim i urdhëruar, i porositur apo i parafabrikuar!

Përndryshe grabitje e personit publik dhe akt banditesk! Jo thjesht kundër meje se unë as trembem dhe as stepe,  madje motivohem me shumë!

Jam plotësisht dakord! Madje do të shtoja edhe më shumë nga çfarë shkruan miku im më poshtë që me siguri nuk është në dijeni të plotë  të gjithë ngjarjes së turpshme dhe barbare...!

Këtë që shkruan më poshtë miku im e vërtetova dje katërcipërisht, jo se nuk e dija apo nuk e mendoja...!”, shprehet ai.

“Po vendos në faqen time komentet e mikut tim, njeriut të arsimuar në perëndim, dhe që ka shërbyer me dinjitet të lartë, atdhedashuri e profesionalizëm në poste kyçe të shtetit:

'Çfarë paturpësie dhe gjysmë-banditizmi...!

Ndalimi, izolimi dhe përdorimi i forcës në Komisariat policie kundër ish-Kryetarit të Kuvendit, ish-Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, profesorit të Sorbones së Parisit dhe figurës politike dhe publike ndër më të njohura në Shqipëri - pa shkak, pa shkas e pretekst qoftë edhe formal, por, puro për provokim dhe intimidim të shënjestruar politik...!

Çfarë turpi...!!!

Edhe shtetërore - jo vetëm policore...!!!"

Kaq... më shume do të shkruaj në vijim...

P.S: Jam më i angazhuar dhe më i vendosur se më parë për të vazhduar betejën kundër së keqes... Kjo që ka ndodhur jo vetëm nuk me step apo ligështon por më ka dhënë më shumë forcë e energji për të bërë betejën me të keqen e madhe që ka kapur për fyti vendin dhe shqiptarët! KAQ për këtë radhë!”, shkruan ai më tej.

Lexoni gjithashtu: 

 Gjobitet për mosmbajtje të maskës ish-deputeti Kastriot Islami

Tregime të lidhura