Aktualitet

Vetëm 750 persona në ditë, tampon dhe test i shpejtë, rregullat për të kaluar në Kakavijë

Përditësimi i fundit: 20/11/2020 - 13:27
Text size Aa Aa

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar në lidhje me kufizimet e hyrjes në rrugë tokësore të udhëtarëve drejt Greqisë.

Në njoftim theksohet se cilido qytetar që është futur në tokën greke para orës 06:00 të mëngjesit të sotëm do të karantinohet për një javë.

“Duke filluar nga dita e sotme, datë 20 nëntor 2020, ora 06:00 e mëngjesit, mbyllet pika kufitare në Kapshticë. Kushdo që ka hyrë nga kjo pikë në territorin grek para orën 6:00 të ditës së sotme, duhet të vetë-karantinohet një javë”, thuhet në njoftim.

Ndërsa sa i përket pikës kufitare të Kakavijës kalimi i automjeteve dhe qytetarëve drejt tokës helene do të jetë nga ora 07:00 deri në orën 23:00.

Po kështu, qytetarët që hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test.

“Lejohet kalimi i njerëzve, automjeteve, kamionëve në Kakavijë. Në rast kalimi, aplikohet vetëkarantinim i detyrueshëm një javor pavarësisht shtetësisë dhe në rast shkelje, do të aplikohet gjobë prej 5000€.

Orari i lëvizjes në Kakavijë është 7:00- 23:00 dhe vetëm 750 persona lejohen të kalojnë në ditë.

Qytetarët që hyjnë në Greqi për nevoja absolute pune dhe dalin nga territori i saj, nuk do të kenë më mundësi të hyjë deri në përfundim të afatit të vendimit.

Për më shumë, qytetarët që hyjnë në Greqi, përveç paraqitjes së testit negativ PCR të kryer deri në 72 orë më parë, do të kryejnë edhe rapid test nga Njësi të Sekretariatit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile dhe Organizatës Kombëtare të Shëndetit Publik të Greqisë. Personat që rezultojnë negativë, mund të hyjnë në vend dhe të shkojnë në destinacionin e tyre, në bazë të dokumentit PLF që do dorëzojnë.

Ky vendim vlen vetëm për kufijtë tokësorë, të lartpërmendur, ndërkohë që kufijtë ajrorë mbeten të hapur. Vendimi do të jetë në fuqi nga data 20.11.2020 – 4.12.2020", thuhet në njoftim. 

Lexoni gjithashtu: 

Kapshtica e mbyllur deri në 4 dhjetor, shoferët: Nuk kemi pasur asnjë informacion, kalimi nga Kakavija kosto e lartë

Tregime të lidhura