Aktualitet

Projekti i ''Sheshit të Flamurit'' në Vlorë, arkitekti Besnik Aliaj: Duhet gjithëpërfshirje

Përditësimi i fundit: 06/01/2021 - 12:19
Text size Aa Aa

Arkitekti Besnik Aliaj u shpreh në Euronews Albania se projekti i ri për 'Sheshin e Flamurit' në Vlorë duhet të pasqyrojë edhe interesat e komunitetit dhe vlerat e tij historike.

“Së pari dua të sqaroj që këtu ngatërrohen shumë koncepte nga mënyra sesi shprehen njerëzit, specialistët dhe politika. Nuk kemi pse të shkatërrojmë, çdo gjë ka një vlerë, sidomos kur është edhe historike. Rikonceptimi nuk është i pamundur, nuk e konsideroj të pamundur, sepse edhe koha evolon dhe kërkon një gjithëpërfshirje më të mirë në këtë hapësirë publike. Riorganizimi i sheshit nuk ka asgjë të keqe, por në momentin që hyn në këtë proces ka rëndësi mënyra sesi hyn në këtë proces, dhe sesa i pasqyron interesat e komunitetet”, tha ai.

Zoti Aliaj theksoi më tej se tashmë ka ardhur koha që të bëhen ndërhyrje në këtë shesh, por duhet të ketë gjithëpërfshirje.

Ai nënvizoi se për këtë projekt ka shumë pak informacion, pasi po organizohet nga një rreth i caktuar.

“Mendoj që ka ardhur koha që të bëhet një ndërhyrje, e cila meriton respekt dhe gjithëpërfshirje. Së pari dua të them që nuk kam informacion për ketë projekt. Kjo dëshmon që mënyra sesi po organizohet ky operacion është një mënyrë siç thatë edhe ju deri diku e izoluar në rrethe të caktuar, e mbyllur. Nuk ka informacion për projektin. Ka dalë kur ne kemi hyrë në fushatë”, tha arkitekti.

Lexoni gjithashtu:

Debati mbi huanë saudite, Denaj i përgjigjet Metës: Procedura është ligjore, me të njëjtin fond realizohet një tjetër projekt

Rama e Meta replikojnë për një hua nga Arabia Saudite

Tregime të lidhura