Aktualitet

Vizita në Turqi, Endri Shabani: Sjellja e Ramës e rrezikshme, i bëri karshillëk BE në emër të popullit shqiptar

Përditësimi i fundit: 07/01/2021 - 13:16
Text size Aa Aa

Pas vizitës dy ditore në Turqi dhe pritjes që Presidenti Erdogan i rezervoi kryeministrit Edi Rama dhe një pjese të gjerë të kabinetit qeveritar, shefi i qeverisë shqiptare pritet të vizitojë të premten Greqinë. Analisti Baton Haxhiu në emisionin 'Shock" në Euronews Albania tha se pas kësaj, Shqipëria pritet të marrë një rol të rëndësishëm në politikën e jashtme, por nuk specifikoi se cfarë.

Kryetari i Nismës ‘Thurje’, Endri Shabani tha për Euronews Albania se mungesa e transparencë dhe informacionit për publikun e gjerë lidhur me çfarë është negociuar në Ankara mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Erdogan si dhe qeverive respektive, është një gjë shumë shqetësuese.

Sipas tij, marrëdhënie e re e vendosur nga kryeministri Rama është një kthim pas në rrugën e integrimit Evropian të vendit.   

“Marrëdhëniet mes dy shteteve nuk janë marrdhënie private mes dy liderëve por janë marrëdhënie mes dy popujve. Ne duhet të dinim më shumë çfarë po negociohet, çfarë po merret e çfarë po jepet, që është pjesë e shqetësimit të dytë; rrëshqitja e Shqipërisë duke u larguar nga rruga e integrimit evropian drejt disa autokracive të së shkuarës.

Nëse BE sot refuzon Ramën, nuk refuzon popullin shqiptar. Nëse Rama mendon se në kurriz të popullit shqiptar do të krijojë aleanc të reja për t’i bërë karshillëk integrimit të vendit në BE unë mendoj që kjo është e rrezikshme dhe akoma më shumë nëse nuk flasim për këtë.

Nuk duhet harruar se e gjithë historia e identitetit të kombit shqiptar është historia e pavaërsisë nga perandoria osmane. Ata liderë që kanë luajtur një rol në historinë tonë kanë synuar pavarësinë nga perandoria osmane. Tani shohim një lider të ri që përulet para një lideri autokrat të Turqisë që është në përplasje me BE dhe NATO dhe e bën këtë duke kritikuar BE në takim. Kjo është një sjellje e rrezikshme, Rama po i bën karshillëk BE-së në emër të popullit shqiptar”, u shpreh z. Shabani.

Tregime të lidhura