Aktualitet

Nis puna për ndërtimin e spitalit rajonal të Fierit, Rama: Do mbyllet brenda 3 muajsh, shërbimi si në Turqi

Përditësimi i fundit: 09/01/2021 - 12:58
Text size Aa Aa

Vetëm pak ditë nga vizita e tij në Turqi, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Fier për të lajmëruar nisjen e ndërtimit të spitalit rajonal, i cili siç tha do të ngrihet brenda 3 muajve, ashtu siç premtoi presidenti turk Erdogan.

Kreu i qeverisë bëri me dije se ky do të ndërtohet me mbështetjen e qeverisë së Republikës së Turqisë, si dhe do të jetë njëkohësisht një qendër e transferimit të teknologjisë e të dijes nga sistemi shëndetësor turk në sistemin shëndetësor shqiptar, duke u administruar e drejtuar në çdo pavijon prej ekspertëve e mjekëve turq për një periudhë tranzitore, deri në kalimin e kompetencave tek drejtuesit shqiptarë.

Ky spital, tha kryeministri Rama, do t'i shërbejë jo vetëm Fierit, por gjithë zonës së jugut dhe shërbimi do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

“Duhet urgjentisht të përcaktojmë një vend domethënës për spitalin rajonal të Fierit që do t’i shërbejë gjithë Jugut, por jo vetëm. Nuk është vetëm ndërtim, por dhe transferim teknologjie dhe dije sepse për një periudhë kohe do të administrohet nga burimet njerëzore të sistemi shëndetësore të Turqisë.

Do të jetë spital publik, pjesë e rrjetit të spitaleve publike të vendit, do të shërbeje me të njëjtat standarde në aspektin financiar, asnjë ngarkesë për qytetarët, pra falas, dhe për një periudhë kohe do të bëhet në këtë formë deri kur të transferohet nga menaxhimi dhe drejtimi i pavijoneve tek mjekët dhe administratorët tanë",  tha kryeministri Rama.

"Sipas kreut të qeverisë, shërbimi në spitalin rajonal të Fierit, puna për ndërtimin e të cilit nis javën tjetër, do të ketë të njëjtat standarde si në spitalet turke.

"Burimet njerëzore do të administrohen nga vetë ata me të njëjtin sistem, do rekrutohen mjekët me të gjitha standardet. Do shërbejë si një laborator i dijeve të transferuara dhe mbi të gjitha do të realizojmë atë projekt që kemi pasur që të ndërtojmë në këtë zonë një spital që i shërben popullit në gjithë jugun dhe jo vetëm.

Në vend që të ikin në Turqi, ata që e kanë fiksim që duhet të shkojnë atje, të vijnë këtu dhe do kenë shërben si në mes të Stambollit, sfida është që të ndërtohet për tre muaj.

Duhet të përcaktojmë me urgjencë zonën, duhet të ketë domethënës, në anë të autostradës, jo larg ndaj saj, duhet të jetë askes të plotë në infrastrukturë dhe javën tjetër fillon puna”, u shpreh z. Rama.

 

Tregime të lidhura