Aktualitet

Ish-ministri Solis: Shteti nuk mund ta sjellë vaksinën si çantë kontrabandë

Përditësimi i fundit: 12/01/2021 - 12:27
Text size Aa Aa

 “Kudo ku është i përfshirë Instituti i Shëndetit Publik ka garanci. Unë kam besim,” – kështu u shpreh ish-ministri i Shëndetësisë, Leonard Solis.

Në një intervsitë për Euronews Albania, ai tregoi se transparenca e procesit të vaksinimit është e domosdoshme dhe është detyrë e shtetit, por pavarësisht se si erdhi, është gjë e mirë dhe duhet t’i gëzohemi këtij fakti.

“Është një sasi jashtëzakonisht e vogël dhe do të doja që brenda vitit 2021 të rritet doza dhe sasia sepse duhet të zhbllokohet ekonomia,” – u shpreh Solis.

Pyetur nga gazetarja Loneta Progni nëse ka një informacion se nga kanë ardhur këto vaksina, Solis zgjodhi të mos hedhë pretendime por apeloi që Rama të lërë pas politikën dhe të fokusohet sa më shumë te sigurimi i vaksinave për popullsisë.

“Patjetër që do krijohet konfuzion dhe mosbesim. Transparenca është e domosdoshme. Shteti nuk mund të marrë me valixhe kontrabandë e të sjellë copa vaksine. Shteti duhet t’i rregullojë gjërat mirë dhe të sjellë një shembull,” – tha ish-ministri i Shëndetësisë.

Ai solli në vëmendje se sasia e vaksinave pavarësisht se shumë e domosdoshme është qesharake dhe nuk ka pasur nevojë për praninë e politikanëve në këtë fazë të parë të vaksinës.

“Qokat me pikatore nuk bëjnë asgjë përveçse do ta vonojnë procesin. Krijimi i imunitetit të tufës është i domosdoshëm,” – tha Leonard Solis.

Së fundmi ai bëri thirrje që procesi i vaksinimit të mos politizohet në mënyrë që procesi të rrjedhë ashtu si duhet për të shpëtuar jo vetëm shëndetin por dhe ekonominë shqiptare.  

 

Lexoni gjithashtu: 

Dita e dytë e vaksinimit anti-COVID në ''Air Albania'', së shpejti do u injektohet edhe të moshuarve

Shefja e programit të vaksinimit: Sot vaksina anti-COVID do t'u injektohet 60 personave, ruhet në frigoriferë -80 gradë në ISHP

Injekohen 50 dozat e para të vaksinës në Shqipëri

Tregime të lidhura