Aktualitet
COVID-19, ulet numri i vdekjeve, 707 raste të reja në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale bën me dije se katër qytetarë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga Covid-19, ndërsa nga kryerja e 3307 testimeve, 707 prej tyre kanë rezultuar pozitivë.
Sipas ministrisë, në katër spitalet COVID po trajtohen 268 pacientë, 29 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Autoritetet kërkojnë nga qytetarët të kujdesen për ruajtjen e higjienës personale dhe distancimin fizik, si përpjekje për të frenuar përhapjen e mëtejshme të Covid-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë - 14542
Fier - 1819
Shkodër - 1384
Durrës - 1363
Lezhë - 998
Vlorë - 1028
Korçë - 934
Elbasan - 968
Berat - 812
Dibër - 536
Gjirokastër - 461
Kukës - 373.
Ministria po ashtu u bën thirrje qytetarëve që në rast se kanë shenja të ngjashme me ato të Covid-19, të konsultohem menjëherë me mjekun për të nisur ekzaminimet përkatëse. Qarku më i prekur nga Covid-19 në Shqipëri është Tirana, qark ky, i cili kryeson si për numrin e rasteve të infeksionit ashtu dhe për numrin e viktimave.
Shqipëria prej tre ditësh vijon procesin e vaksinimit kundër Covid-19, ndërsa personat e parë që morën vaksinën “Pfizer” ishin shefja e Infektivit Najada Çomo dhe kryeministri Edi Rama. Stafi mjekësor është kategoria e parë, e cila është programuar nga MSH-ja të marrë vaksinën kundër virusit vdekjeprurës.