Aktualitet

Ish-ministri i Bujqësisë tregon mënyrat e mundshme të parandalimit të përmbytjeve në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 13/01/2021 - 17:04
Text size Aa Aa

Rexhep Uka, ish-ministër i Bujqësisë në një intervistë për Euronews Albania tregoi se përmbytjet në vendin tonë janë një problem jo vetëm shumë madhor që meriton vëmendje të veçantë por dhe është shumë i vështirë për t’u zgjidhur.

Ai përmendi dy modele të ndërtimit, i pari ndërtimi i shtëpisë në tokën tënde dhe mbyllja e fushës, i dyti ndërtimi i një grumbulli shtëpish me tokë të hapur, ndërkohë që sa i takon sistemit shqiptar ai e përcaktoi si të paorganizuar dhe kjo sjell dhe problemet me të cilat po përballemi.

“Situata e shkaktuar nga përmbytjet nuk është problemi i një viti, por më e keqja është se nuk po shikojmë një zgjidhje ose një fillim të zgjidhjes. Të themi të ndërtohen strategji, strategjitë ekzistojnë,” – u shpreh Rexhep Uka.

Ai solli në studio dhe një strategji të vitit 2019, të mrekullueshme siç e cilësoi dhe vetë, por theksoi se krahas asaj strategjie nuk ka një plan veprimi, gjë që pengon rrjedhimisht dhe përmirësimin e situatës.

“Ky problem është nga më madhorët sepse fuqia ekonomike e shtetit tonë e ka tepër të vështirë t’i përballojë menjëherë,” – tha Uka teksa shtoi se nuk ka një tregues më domethënës se uji për nivelin e zhvillimit të një vendi.

Gjithë basenet që shkarkojnë ujë në fushën tonë duhet të kenë një projekt me detaje por kjo është diçka që duhet bërë vit pas viti, në mënyrë që të merren rezultatet e dëshiruara.

“Politikat e zhvillimit për mua janë resursi më i madh për një vend,” – tha Uka teksa sqaroi se me marrjen e masave të duhura, si për shembull pyllëzimi i shtratit të lumenjve.

Një tjetër aspekt nga i cili situata mund të përmirësohet është dhe ndihma që ju jepet fermerëve sepse janë ata të cilët mund të marrin vendimet e duhura sa i takon këtyre përmbytjeve.

“Nëse shkalla e informalitetit është e lartë, bujqësia zor se do të zhvillohet ndonjëherë,” – tha Rexhep Uka.

Sipas tij fermeri do vrapojë pas punës në të zezë që të marrë lekë për të mbajtur familjen, ndryshe nëse do presin të ardhurat që marrin nga ferma nuk do të mund ta përballojnë.

Në këndvështrimin e ish-ministrit të bujqësisë është detyra e shtetit të merret me rregullimin e infrastrukturës, vaditjes apo kullimit.

 

Lexoni gjithashtu: 

2600 hektarë tokë nën ujë në Torovicë të Lezhës, evakuuohen 30 familje

Përmbytjet në Shkodër, prefektja Angoni: Në këto momente s'bëhet fjalë për dëmshpërblime

Milva Ekonomi: Të mbjellat nuk janë dëmtuar nga përmbytja

Tregime të lidhura