Aktualitet

Mbi 600 raste të reja me COVID-19, humbin jetën pesë persona

Përditësimi i fundit: 14/01/2021 - 17:50
Text size Aa Aa

Nga 3695 testime në 24 orët e fundit, 660 qytetarë rezultuan pozitiv me COVID-19, bëri me dije Ministria e Shëndetësisë, ndërkohë që pesë qytetarë humbën jetën.

Ndërkohë që Tirana ngelet qarku më i prekur, përhapja e virusit vijon të ngelet e lartë dhe ka mbërthyer gjithë territorin e Shqipërisë.

Në katër spitalet COVID, janë të shtruar 271 pacientë, nga ku 31 janë në terapi intensive dhe katër prej tyre janë të intubuar.

Sipas raportit të përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë betejën me virusin në 24 orët e fundit e kanë fituar 386 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 39,246 që nga fillimi i epidemisë.

Së fundmi MSH apeloi për kujdes të shtuar të higjenës dhe ruajtje të distancës duke theksuar edhe njëherë se nuk duhet neglizhuar asnjë shenjë e mundshme që dyshohet se mund të jetë COVID-19.

Nga fillimi i pandemisë janë shënuar 65,994 persona të prekur nga virusi nga ku aktualisht janë 25,487 raste aktive.

 

Tregime të lidhura