Aktualitet
30 vite nga rrëzimi i bustit të Enver Hoxhës, Basha kujton vitin 1991

30 vjet më parë, shqiptarët rrëzuan bustin e diktatorit Enver Hoxha.
Ishte kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili kujtoi këtë ngjarje përmes një shkrimi në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Sipas Bashës, 20 shkurti i vitit 1991 ishte “kremtimi i shpresës së re dhe ndryshimit që po lindte pas gjysmë shekulli tiranie”.
Kryedemokrati solli në vëmendje se 30 vite pas rrëzimit të bustit të Hoxhës, në opinionin e tij, simbolet e komunizmit dhe krimeve të atij regjimi janë ende prezente dhe po bëhen pengesë për integrimin e Shqipërisë në Europë.
Basha mori shkas nga kjo datë për të bërë dhe thirrjen e tij elektorale.
“Ne do ta ndalim këtë vërshim ogurzi duke e rikthyer Shqipërinë në rrugën e saj europiane. Shqipëria ka nevojë për ekonomi më të fortë, për shëndetësi dhe kujdes më të madh për gjithë qytetarët, por historia jonë e afërt na ka mësuar se asnjëra nga këto nuk mund të arrihet pa garantuar mbi të gjitha lirinë dhe demokracinë për t’u sjellë si një vend europian,” – shkroi kreu i PD-së në faqen e tij në Facebook.
Kandidati për kryeministër premtoi se nëse ai vihet në krye të qeverisë do të përpiqet që mos të lërë asnjë gjurmë nga ajo kohë.
[
cite_header=Unë ju garantoj se me vullnetin tim angazhimin dhe mësimin edhe nga gabimet e së shkuarës do të përpiqem fort që as edhe hijet më të largëta të asaj kohë famëkeqe të mos jenë prezente në ditët tona. 20 shkurti është festa jonë e çlirimit shpirtëror nga damka e turpshme e diktaturës. Le të jetë edhe dita e besëlidhjes për të mos e lejuar kurrë më rikthimin e hijeve të saj mes nesh!
cite_author=Lulzim Basha
cite_description=Kreu i Partisë Demokratike
]
Lexoni gjithashtu:
''Tipike për diktatorët'', Rama i përgjigjet Metës për vaksinimin e personaliteteve
Rama nga Fieri: Stafi i spitalit të ri të Fierit do përzgjidhet nga përfaqësuesit turq