Aktualitet
E Vërteta në Fjalë/ Bashkimi kombëtar, populizëm, projekt apo diçka tjetër?!
Bashkimi kombëtar, populizëm, projekt apo synim dhe më shumë se gjithçka tjetër është votë në të dyja anët e kufirit. Kështu është bindja e përgjithshme, por realiteti del të jetë krejt i ndryshëm.
54% e shqiptarëve të Kosovës janë kundër bashkimit me Shqipërinë. Për bashkim me Shqipërinë janë vetëm 37% thuhet në një publikim të Institutit RIDE në vitin e shkuar.
Por, sa e njohin shqiptarët njëri-tjetrin dhe sa të njëjtë apo të ndryshëm janë nga njëri-tjetri?
88.7% e shqiptarëve të Kosovës thonë ta kenë vizituar Shqipërinë sipas një studimi të vitit 2012 nga KFOS, ndërsa 31.6% e qytetarëve të Shqipërisë kanë vizituar Kosovën. Pjesa dërmuese e vizitave lidhen me turizmin. Më pak se 30% e shqiptarëve në të dy anët thonë se kanë miq, familjarë apo kolegë pune në shtetin tjetër.
Dhe njohjet për shtetet janë të ndryshme ku 81% e qytetarëve të Kosovës kanë informacione të sakta për Shqipërinë, por vetëm 46% e qytetarëve të Shqipërisë e njohin Kosovën.
45% e shqiptarëve të Kosovës i shohin mediat e Shqipërisë disa herë në javë, ndërsa 44% e atyre në Shqipëri nuk i ndjekin pothuajse fare mediat në Kosovë.
Shumica e shqiptarëve pajtohen se bashkëpunimi nuk është i mjaftueshëm, por takimi i dy qeverive nuk ka munguar.
Prej viti 2014 janë mbajtur 7 mbledhje të përbashkëta dhe janë nënshkruar 60 marrëveshje, disa prej të cilave nga dy apo tre herë.
Në rrafshin ekonomik shumica e shqiptarëve në të dyja anët e kufirit pajtohen që tarifat doganore duhen hequr dhe po ashtu mendojnë se nga thellimi i bashkëpunimit fitojnë të dyja vendet.
Shumica e shqiptarëve do zgjidhnin Bashkimin Evropian para bashkimit të dy shteteve.
Lexoni gjithashtu:
Do të votoja pro bashkimit kombëtar Kosovë-Shqipëri, thotë Albin Kurti për Euronews
Serbia reagon ndaj deklaratës së Kurtit, Brnabic: Dialogu me Beogradin s'është prioritet për të